Posts

Showing posts with the label Histori

Masakra e Tivarit

Masakra e Tivarit Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit Masakra e Tivarit është një masakër që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300. Pak histori Redakto Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsejtë 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav që do të vendosej në Kosovë. Masakra Redakto Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmat...

A (Hi) story of Illyria Jennifer Wallace

A (Hi) story of Illyria Jennifer Wallace Greece & Rome, Second Series, Vol. 45, No. 2 (Oct., 1998), pp. 213-225 By Jennifer Wallace - Oxford University In his recent book The Illyrians, John Wilkes attempts to reverse this ignorance by stripping away the accumulated legends, or `illusion', about the Illyrian people and unearthing, in their stead, painstaking detail about the reality of their civilization. But this strategy seems to reduce the overall picture of the identity of Illyria. For Illyria has always been a place where fact and fiction meet, where myth is substituted in the absence of knowledge and later becomes a geographical or historical reality, mapped onto the physical landscape or the territory's political borders. Illyria has also always been a threshold between the known and the unknown world, a threshold internalized by the Illyrian peoples themselves, sometimes considered `Western' -- and even Greek -- but at other times thought to be barbarian and d...

Kamer Loshi, simbol i rezistencës

Image
Runiku nga Neoliti, pushtimi romak, bizantin, otoman e sllav (8) Adem Nimani Pemishtja (Padalishta) e sotme e Drenicës së Epërme, pas largimit të pushtuesit shekullor osman, u përball me sulmin e pushtuesit serb. Derisa nga luftërat ballkanike populli shqiptar doli i copëtuar e i pushtuar, Lufta e Parë Botërore në trojet shqiptare solli pushtues të tjerë. Austro-Hungaria, megjithëse ndoqi ushtrinë sllave deri në Selanik e Korfuz, në tokat e arbrit nuk arriti ta konsolidojë pushtimin. Megjithatë, gjatë katër vjetëve të pushtimit austro-hungarezët piketuan ndërtimin e shumë rrugëve të rëndësishme që lidhnin trevat e Shqipërisë. Rruga që lidh Mitrovicën dhe Pejën edhe sot u ndërtua pikërisht gjatë pushtimit austro-hungarez. Rruga e re kësaj treve i solli edhe telashe të reja. Megjithëse ndërtimi i rrugëve përherë ishte vlerësuar si civilizim dhe lidhje më e fortë mes popullit, as kësaj radhe shqiptarët nuk po e shihnin këtë si shenjë të mirë në trojet e tyre. Për katër vjet të pushtimit a...

Çaste jete e historie nga Pemishtja e Kamer Loshit

Gardiani i gjuhës shqipe Nuk ka rëndësi sa vjet kishte. Përcillte njerëzit që hynin e dilnin nga oda. Ndiqte me kujdes çka flitej. Nuk do t’i ketë shkuar mendja askujt, se dikush aty, në atë pritje, po ndiqte me kujdes çdo fjalë e fjali. Për shumë mysafir, mësues, mjek, profesor, jurist, ekonomist apo inxhinier, të flisnin do si do, nuk ishte lehtë, kur kuptonin se bacë Jashari është aty. - Kjo fjalë është e huaj; thoshte me butësi bacë Jashari. - Shqip thuhet kështu; pohonte ai, dhe pushonte. Bacë Jashari, lirisht mund të quhej gardian i gjuhës shqipe, por edhe i kështjellave të sintaksës, do të thoshte gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Nuk thuhet president, por kryetar, thoshte Jashar Loshi. Nuk thuhet parlament, por kuvend, vazhdonte ai, kur hetonte çastin për korrigjim. Nuk thuhet mazhorancë, por shumicë... Nuk thuhet selam alejkum, por, ju ngjatë jeta... Nuk thuhet s’ka përse, por me nder qofsh... Nuk thuhet merhaba, por mirëserdhët... Sa fjalët u përdorën gabimisht atë ditë...

Krijimi i Mbretërisë Dardane

1. Krijimi i Mbretërisë Dardane    Në shek. IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.     Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi i dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohim galabrët dhe thunatët.     Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjëra e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan.   Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin ...

BETEJA E MËDHA TË VITEVE 60. QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË

23 shtator 2001 - Trepça.net 1. Fitoret e ushtrisë së Skënderbeut në vitet 1462-1465 Pas humbJes së rëndë që pësuan osmanët në betejen e Ujë Bardhës, më 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Gjatë kohës së ekspeditës shqiptare në Itali u nënshkrua edhe një armëpushim me osmanët. Më 1462, pasi u kthye nga Italia, Skënderbeu shpartalloi njërën pas tjetrës tri ushtri. Të parën, të komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi në Moker të Dibrës, kurse të dytën pranë qytetit të Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun. Gjatë rrugës së kthimit për në Krujë, Skënderbeut i erdhi lajmi për ushtrinë e tretë, drejt së cilës ai u nis menjëherë dhe e shpartalloi atë në afërsi të Shkupit. Gjatë vitit 1462 shqiptarët u ndeshën edhe me një ushtri tjetër në fushën e Livadhit pranë Ohrit. Pas një ndërprerjeje gati 2-vjeçare, luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, me shpartallimin e plotë pranë Ohrit të ushtrisë së komanduar nga Sheremeti. Pa...

Illyrius-Iliri-Shqipetaret

Image
    Ne nje legjend te lashte apo legjend antike ( nuk e quaj dot legjend greke se greket vodhen legjendat qe lane ) thuhet se Kadmus ( Cadmus ) me bashkeshorten Har monin apo edhe Polyphemus and Galatea, kishin tre djem si ne vijim: Illyrius-Iliri-Shqipetaret Celtus-Kelti-Irlandezet Galas-Gaul-Gaeliket/Skotlandezet Nga kjo legjend thuhet se Iliri trashgon tokat e babait dhe keshtu mbreteria e tije e merr emrin Illyria-Iliria, Kelti qendron me Ilirin me gjate kurse Gauli largohet nga aty me heret se Kelti. Rruga qe mori Gauli ishte permes Zvicrres se sotme dhe Gjermanis per tu vendosur me ne fund ne Skotlanden e sotme. Kelti merr kete rrug me vone. Nuk do ti hy legjendes me gjersisht sepse dua te sjell nje vemendje qe disi arrin te mbetet thuaja e panjohur qe eshte mundesia e lidhjes mes shqipetareve si pasardhes te Ilirit-Ilireve, skotlandezeve ( dhe nje pjese te germaneve dhe zvicerraneve te lashte ) si pasardhes te Gaulit dhe irlandezeve si pasardhes te Keltit. Eshte paksa i...

Hapi i parë në likuidimin e një populli është

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe!

Marjan Sebaj-Sopi: Gjashtëmbëdhjetë vite nga lufta.

Image
Gjashtëmbëdhjetë vite nga lufta dhe bombardimet e NATO-s në Kosovë. A i kemi harruar ato momente?! Nga Marjan Sebaj-Sopi Pritej ky moment shumë gjatë, por...! Është mbrëmbje. Gjatë ditës qëndrova, si zakonisht, te prindërit në shtëpi, ku erdhën për t´i qarë hallet edhe nuni Froku, Çuni, baci Nikollë e të tjerë, që hynin e dilnin. Unë, në bisedë e sipër, u mundova t´i bindja se, ndoshta, minutat e fundit, Serbia do të pranojë marrëveshjen e paqes. As vetë nuk isha optimist, por thënë sinqerisht mezi prisja që të sulmohej e të shkatërrohej Serbia, sepse vite me radhë, m’u kishe lodhur shpirti me trillimet, mashtrimet e djallëzitë tjera të Serbisë, kështu që mendoja, le ta mbushin mend njëherë e përgjithmonë këtë far Serbie, e mos të mund ta çojë kokën kurrë më. Mirëpo, më dhimbsej populli shqiptar, sepse jam i vetëdijshëm se edhe po të mos e ngacmonte popullin askush ( kurse ushtria, paraushtarakët e banditët serbë dihet se për kë janë stacionuar në Kosovë ) vështirë do ta ketë. Diku, r...

Gjuha shqipe Robert Elsie

Image
Gjuha shqipe Robert Elsie Gjuha shqipe Shtrirja gjeografike Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ish-federatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë). Në Kosovë, ku ende nuk ka statistika të sigurta, gjuha shqipe flitet nga pothuajse tërë popullata prej rreth dy milionë banorëve, duke përfshirë disa pakica dygjuhësore: boshnjakë, goranë, turq, kroatë, romë dhe ashkali. Në kohën e Jugosllavisë, serbët etnikë të Kosovës (tani rreth pesë përqind të popullsisë), në një masë të madhe, nuk mësonin ose flisnin shqip, por qëndrimi i tyre mund të ndryshohet me zbutjen e emocioneve dhe problemeve etnike. Llogaritet se në Republikën e Maqedonisë ka rreth nj...