Mësime nga Hadithet e Të Dërguarit Hadithi i parë Xhabir bin Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Allahu e mëshiroftë njeriun zemërgjerë kur shet, kur blen dhe kur i kërkohet diçka. ” (Shënon Buhariu). Çfarë përfitohet nga hadithi: - Vërtetimi i mëshirës, veti e Allahut të Lartësuar. - Islami inkurajon punën dhe nxit për tregti. - Zemërgjerësia gjatë shitblerjes është prej virtyteve për të cilat nxit Islami. - Muslimani duhet të sillet me të tjerët, ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me të. - Nxitja në shikimin e rrethanave të njerëzve dhe durimi ndaj tyre. - Zemërgjerësia ndaj të tjerëve, sidomos gjatë shitblerjes, është prej shkaqeve të fitimit të mëshirës së Allahut të Lartësuar. Hadithi i dytë Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “ Nga Islami i mirë i një njeriu është largim...