Google po planifikon të blejë Twitter-in



 

Flitet se Google po planifikon të blejë kompaninë Twitter. Me të dalë këto spekulime, vlera e Twitter-it u rrit më shumë se 1.5 miliardë dollarë. Sipas Briefing.com, dy kompani kanë kontaktuar Twitter-in për interesa “serioze, ku Google është njëra prej këtyre kompanive.

Vlera në total e Twitter-it arrin në 34 miliardë dollarë. Kjo kompani, edhe pse ka rreth 10 vjet që është krijuar, ka 288 milionë përdorues aktivë mujor. Google prezantoi rrjetin e saj social, Google+, në vitin 2011, megjithatë, edhe pse ka gati 300 milionë përdorues aktivë mujor, është akoma shumë larg rivalëve të saj, si Twitter dhe Facebook. Blerja e Twitter-it mund të ndihmojë gjigantin e kërkimit të mbizotërojë edhe tek rrjetet sociale.

Comments

Popular posts from this blog

15 Best Online Forum Platforms / Software (Free and Paid)

Tables to Valid XHTML/CSS

25+ Best Video Player WordPress Plugins