LEK GJOKA Pendesa ---------- Tregim nga Lek Gjoka .............................. As vetë Nard Lorenci nuk e kishte kuptuar se si po i afrohe...
Pendesa
----------
Tregim nga Lek Gjoka
..............................
As vetë Nard Lorenci nuk e kishte kuptuar se si po i afrohej të pesëdhjetave dhe një afsh i nxehtë dashurie i ishte salduar në tru. Pak kohë që ishe takuar me Nora Cakallin dhe jeta po fillonte ti udhëtonte në një tren ngrohtësie.
- Oh Zot! - fliste me vehte dhe sakaq udhëtonte në kujtesën e pak ditëve më parë...
- Oh Nardi, si zemër më dukesh.
Ai ktheu kokën dhe u çudit nga fjalët e Norës.
- Mua po me flet?
- Sigurisht zemër, mos ka ndonjë gjë që nuk shkon?
- Jo, jo.
- A po vjen të marrin një arkë me domate në frigorifer se nuk mund të mbaj pesha të rënda?!
- Me gjithë qejf, si mos të të ndihmoj, ti je si një mollë e kuqe…
- Po, po! - psherëtiu me vehte ajo - si mollë e kuqe e kafshuar nga dhjetëra dhjetëra meshkuj, më duket se po të vjen dhe ty radha po ta kesh kuletën plot ndaj…
- The gjë! - ia ndërpreu në mes psherëtimën e saj.
- Jo jo, po mendoja se çfarë të merrja tjetër përveç domateve.
Sa hynë në dhomën frigoriferike Nardi u nis të merrte arkën me domate kur ajo iu afrua afër dhe iu ngjit e tëra pas trupit. Me gjithë të ftohtin që ishte mbrenda një zjarr i madh iu ndez në ndienja. Gjaku i vraponte si i çmendur ndër vena. Iu afrua afër dhe i fryu lehtë ngrohtësisht në vesh. Pas disa sekondash heshtjeje i foli si me forcë:
- A ke ndonjë dashnore në Florida?
Ai u step. Nuk e priste kaq troç. Dikur kishte pëlqyer të parën një grua, kishin ndërruar me dhjetëra shikime dashurie por nuk kishte guxuar kurrë t’ia shprehte ndienjat e tij. Çuditej me vehten se si ia solli fati një femër si Nora Cakalli kaq e hapur dhe pa fijen e turpit.
- Jo, nuk kam sepse jam i martuar dhe kam dy fëmijë si engjëj. Tani nuk kam moshë për aventura të tilla.
Ajo qeshi lehte nën buzë dhe iu ngjit edhe më tepër në trup.
- Budalla i vogël! - i foli si me ledhatim dhe uli dorën pak më poshtë dhe nisi ta fërkonte, - edhe unë jam e martuar por ...
- Çfarë?
- Më duket që kam nevojë për një të dashur, sigurisht edhe ti ke nevojë për mua sepse ti lexoj ndjenjat e tua tek ato dy sy të ëmbël.
Ajo u ngrit në majë të gishtave. Me njerën dorë e fërkonte pa ndërprere dhe sa hap e mbyll sytë e puthi në buzë. Ai u shtang. Mornicat nëpër trup i vërshuan lumë. Pa u menduar mirë dhoma frigoriferike filloi ti rrotullohej, e kapi me forcë dhe ia hoqi bluzën e punës, dy gjinj vezakë të ngrehur përpjetë ia errësuan pamjen.
Ajo e shikoi, e arriti qëllimin, e futi në thes. U largua paksa nga trupi i tij dhe ashtu gjysëm lakuriq i foli me ëmbëlsi:
- Të pëlqeka shumë seksi, qënke një hamshor perfekt
- Uuuu! - Klithi ai dhe ia kapi gjoksin e nisi ta puthte.
- Ok, zemër por jemi në punë, kemi kohë, mos merr zjarr si flakë kashte. Ta marrë dreqi ta marrë, të gjithë meshkujt një palë turinj kanë, ngurrojnë të të flasin pastaj të lëshohen si të dehur përsipër.
Iu shkëput nga trupi dhe me një lëvizje të shpejtë veshi bluzën e punës hapi derën e dhomës frigoriferike dhe u largua me një frymë...
Zilja e telefonit ia ndërpreu në çast kujtimet. Mori syzet që të shikonte kush e kishte marrë. Ishte numër që se njihte dhe nuk e hapi telefonin. Përsëri telefoni tringëlliu. Ishte i njëjti numër.
- Djalli ta marrë! - foli si nëpër dhëmbë, - po e hap.
- Zemër, jam unë pse nuk flet, - dëgjoi zërin e ëmbël të
Norës si pëshpërimë epshore pornostaresh.
- Kush je, nuk e njoh këtë numër?!
- Jam unë pra, zemër, kaq shpejt e harrove puthjen që më dhe në frigorifer?
- Ooo, Nora.
- Po, po unë jam përse nuk duhet të të kisha marrë?
- Jo jo, më fal, por mu duk zëri si i atyre femrave që bëjnë filma pornografikë…
- Uaaa, unë nuk jam kurvë, por atyre iu kaloj për seks, të këpus në vend…
- Nuk e di sa e vërtetë është kjo…
- Hajde, po të dërgoj adresën me mesazh, po të pres ta shikosh dashnoren tënde të parë në Florida.
Sa mbylli telefonin u ngrit dhe me vrap u nis drejt dhomës së gjumit. Si hyri mbrenda shikimi i shkoi tek një fotografi e madhe e tij me bashkshorten dhe dy fëmijët.
- Ehe, ç’të bësh! - foli ndër dhëmbë, - më duket se kam gjetur dashurinë e vërtetë.
Mori çelësat e makinës dhe u nis me shpejtësi drejt Mandarinit në adresën që i dërgoi ajo. Para se ta parkonte makinën pa një mashkull të shëndoshë që doli nga shtëpia e saj. Për disa sekonda u step. Parkoi makinën dhe kundroi me sy derisa ai hyri në makinë dhe u largua. Hapi derën e makinës dhe tërë frikë u nis drejt shtëpisë. Dora po i dridhej. Mori frymë thellë. E mori disi vehten dhe i ra ziles. U bë gati ti binte për herë të dytë kur iu hap dera dhe pa siuletën e Norës me një peshqir të madh rreth trupit të saj të lagur.
- Hajde zemër hyrë mbrenda.
- Të iku burri?
- Cili burrë?
- Burri juaj.
- Është në punë, vjen vonë, por mos mendo për të tani.
- Po ai burri i shëndoshë që doli pak më parë kush ishte?
- Uaaa, fillove të bëhesh xheloz tani?
- Jo por si..., - filloi ti merrej goja Nardit. Ajo e kapi lehtë për dore dhe sa mbylli derën pa arritur mirë në dhomën e pritjes lëshoi peshqirin përtokë dhe doli lakuriq. Ai u shtan nga lakuriqësia e saj por si e mori disi vehten e mori në krah dhe e hodhi në divan...
Si shijuan nja një orë të këndshme erotike zilja e telefonit ia preu disi gëzimin.
- Mos fol, - i foli lehtë në vesh asaj, - po më merr gruaja.
- Alo! Alo! Nardi ku je?
- Me ca shokë, po pi një kafe…
- A e kishim lënë të shkonin tek...
- Erdha shpirt për një çerek ore jam atje - e ndërpreu
Marien dhe si i mbylli telefonin u ngrit në këmbë.
- Ku po shkon?!
- Kam për të ikur, harrova...
- Çfarë burri je ti?!
- Pse, si gjithë të tjerët, ne qëndruam bashkë…
- Ti qenke një burrec, të bëka gruaja sus, tetë me dy.
- Ok, ok! - nxorri një kartëmonedhë pesëdhjetë dollarëshe dhe ja la në mes dy gjokseve lakuriq dhe u largua më hap drejt daljes. Pa hyrë mirë në shtëpi dëgjoi zërin nervoz të Maries:
- Pse dreqin ike si e lamë?!
- Ngadalë e dashur grua, harrova dhe më mori një shok e shkova në kafe…
- Cili shok të mori në këtë orë?
- Një shok i imi, çfarë të duhet ty!?
- Si ore çfarë më duhet mua, ku ta di unë se mos të ka marrë ndonjë kurve dhe na bën gjëmën në familje!
- Po, po moshë për femra kam tani. Ngrihu të ikim...
Ditët ia linin radhën njëra-tjetrës. Maria e stresuar nga ndryshimi i sjelljes së Nardit gadi çdo ditë shamatohej me të dhe flinte me Martën vajzën e saj.
Pa kaluar as një vit nga lidhja imtime me Norën, Nardi kishte ndryshuar krejtësisht sjelljen. Një ditë me shi, si mbaroi shpejt e shpejt punë me të në krevat, ajo e dalloi në çast se diçka jo të mirë po kalonte, si i dha një të puthur nisi ti flasë:
- Nuk më dukesh mirë. Çfarë të ka ndodhur?
- Asgjë, - u mundua të mos e jepte vehten ai.
- Si asgjë, ti ke diçka, përse nuk ma tregon?
- Maria po ma nxin jetën. Çfarë t’iu bëj dy fëmijëve se iki fare nga shtëpia.
- Nuk është ide e keqe. Nuk më ka rënë ndërmend. Kot nuk të zgjodha ty. Ikim të dy bashkë, ikim, ikim që nesër. Ku thua ti të ikim në Orlando apo Majemi apo…
- Më mirë në Tallahasi! - e ndërpreu ai në çast...
Kishte kaluar një muaj në të njejtin hotel duke u ngjitur kodrave në Tallahasi. Ahh jetë moj jetë! - fliste me vehte,
- Si një muaj mjalti është.
Mori për dore Norën dhe u nisën të dilnin nga hoteli. Sa zbritën në katin e parë hotelisti i thirri me zë të lartë.
- Dhoma 2013?
- Po, pse çfarë ka ndodhur?
- Kredit karta që më keni dhënë nuk punon më, e kanë bllokuar. Edhe katër ditë e keni të paguar.
- Ok, ok! - thirri Nardi si ndër hundë dhe iu drejtua asaj:
- Na duhet të gjejmë punë e të marrim një apartament me qera…
- Çfarë? A je në rregull nga trutë?
- Pse?
- Kam ardhë për të bërë qejf jo për punë.
- E di zemër por këto kushte kemi për momentin.
- Ok, ok! - i foli tërë inat ajo dhe si ia lëshoi dorën u kthye nga hyrja e hotelit. Nardi u nis në këmbë të kërkonte punë dhe u kthye pas disa orësh i lodhur. Hapi derën e hotelit kur... çfarë të shihte. Nora kishte marrë gjithë rrobat e saj dhe ishte larguar. Kërkoi poshtë jastekut ku kishte lënë paratë por nuk gjeti gjë tjetër vetëm një letër. E mori në dorë dhe duke u dridhur nisi ta lexonte:
“I lodhuri Nard, sigurisht jam penduar që u lidha me ty sepse ti qenkë një hiq. Unë po kthehem në Xheksovillë. Lidhja jonë ka mbaruar. Një brekëgrisur si ti nuk më hyn në punë. Pesëmijë dollarët nën jastek i mora se është haku që duhet të më pagoje për netët e zjarrta plot seks që të ofrova. Më ke borxh edhe dy mijë dollarë të tjerë se jam një femër klasi por po tregohem zemërmirë e po ti fal. Mos guxo që të më afrohesh se do të denoncoj në polici për ngacmim seksual.”
O hodh mbi krevat dhe shpërtheu në dënesa. Nëpër kujtime nisin ti dalë Maria dashuria e tij e parë që i solli në jetë edhe frutat e kësaj dashurie Markun djalin bukurosh dhe Martën vajzën që jetën jepte për të...
Mark Lorenci ishtë ulur bashkë me të motrën Martën në Starbuk Kofi dhe kishin marrë nga një çaj. Pak më tej në një tavolinë disa po luanin domino e bërtisnin me të madhe. Kishte kaluar gjashtë muaj nga largimi i Nardit nga shtëpia dhe Marku vetëm njëzet vjeçar ishte pjekur e burrëruar para kohe. E ëma pasi kishte qëndruar një muaj në spital nga depresioni se nuk e përballoi dot zhdukjen e bashkëshortit kishte filluar ta merrte vehten.
Marku duke parë sytë engjëllorë të motrës i foli lehtë.
- Të mungon babi?
Ajo shpërtheu në lot dhe luajti kokën në shenjë pohimi.
- A ikim në Tallahasi sot?
- Përse?
- Ndoshta e gjejmë sepse gjeta numrin e telefonit të hotelit ku ka qëndruar disa kohë.
- Mirë, duhet ti themi mamit!
- Ajo e di.
- Çfarë tha? A e ka falur babin apo jo?
- Sigurisht motërz e dashur. Ajo e do sepse babai ishte dashuria e vetme e saj. Madje është penduar se ndoshta duke i folur ashpër ka ndikur në braktisjen që babi na bëri të gjithëve. Do të bëjmë ...
- Erdhi edhe kurva, – u dëgjua zëri i njerit nga personat që luanin domino, - duke ia ndërprerë në mes bisedën.
- Pse? Ku e njeh ti? - i foli një tjetër dhe e përshëndeti lehtë Norën që hyri në kafe me një plak.
- Si ku e njoh? Ka prishur një familje. Po kthehesha para dy ditësh me makinë nga Teksasi kur sa kalova Tallahasin, një burrë më nxorri dorën. Mu kujtua se e kisha parë diku këtu në një mbrëmje për vit të ri dhe ndalova. E mora në makinë. Ishte dobsuar, tretur fare. Kishte disa muaj që jetonte si endacak. Më tregoi historinë e tij me këtë kurvën. Fliste dhe qante me lot se kishte braktisur gruan e fëmijët për të dhe jetonte si endacak rrugëve,flinte nën ura, ku ta zinte nata. E solla deri në Oranxhe Park dhe aty u ndal nën urë në Rozevelt bulevard, më duket i vinte turp të kthehej në shtëpi. Kujdes me të se do ta pësosh një ditë sepse...
- Oh zot! - thirri Marku lehtë. Mori motrën për dore dhe dolën jashtë kafes. Hynë në makine me një frymë dhe u nisën me shpejtësi drejt Mandarinit. Pasi kaluan San Hose bulevard morën I- 295 dhe u ngjiten në urën që të dërgon drejt në Oranxhe Park. Megjithëse ura ishte e gjatë rreth 10 kilometra Martës i dukej se kjo urë nuk po mbaronte kurrë, do zgjatej në pafundësi dhe nuk kishte për ta parë kurrë më babain që i mungonte aq shumë. Sa kaluan urën Marku ndezi sinjalin e makinës djathtas dhe u fut në exit. Pa ecur shumë metra nga larg dalluan një burrë që qëndronte në semafor dhe të gjithave makinave që kalonin iu lypte ndonjë gjë sa për të mbajtur frymën gjallë. Iu afruan afër semaforit. Marku nuk u përmbajt dot. Shikoi djathtas dhe majtas për ndonjë makinë dhe hyri me semafor të kuq e u ndal poshtë urës. Nardi nuk i njohu. Pandehu se ndonjë zemërmirë do i jepte diçka për të ngrënë dhe u nis me vrap drej tyre. Pa u afruar mirë shikoi dy dyert e makinës që u hapën njëherësh .
- Baba, babi im! - dëgjoi zërin e përlotur të vajzës.
Ai nuk duroi dot dhe shpërtheu në të qara me dënesë. Marku u përmbajt disi. I dha një të përqafuar Nardit dhe e ftoi të hynte në makinë. Marta e kishte shtrënguar për dore dhe duke qarë e puthte pa pushim.
- Babi hyr në makinë! - i foli ai lehtë.
- Jo biri im, nuk mundem. Unë gabova rëndë, braktisa bashkëshorten Marien, zemrën, dashurinë time, iu braktisa juve engjëjt e mi dhe tani po e paguaj çdo ditë. Po jetoj si endacak rrugëve të Orange Parkut duke lypur sa për të mbajtur frymën gjallë.
- Çfarë thua or burrë. Ne nuk kemi lënë vend pa të kërkuar. Ti vetë na ke pas thënë se njerëzit gabojnë një herë dhe pasi ta pësojnë zenë mend. Të gjithë të kemi falur. Edhe mami të ka falur e cila pasi ti na braktise ka qëndruar një muaj në Memorial Hospitëll, madje njëherë tentoi të vriste vethen nga depresioni.
Marta hapi derën ngalalë dhe i foli tërë ëmbëlsi të jatit.
- Hyr babush shkojmë në shtëpi!
- Po bija ime, - dhe u ngjit ngadalë në makinë.
Marku e ndezi menjëherë dhe u nis për në shtëpi. Sa kaluan urën Marta nxori telefonin të lajmëronte të ëmën.
- Alo! Alo Marta? - dëgjoi zërin e ëmbël të saj.
Ajo nuk foli dot por shpërtheu në të qara me dënesë.
- Alo, Marta çfarë ju ka ngjarë shpirti i mamit, mos është përplasur Marku me makinë?
Ajo nuk fliste dot vetëm qante e mbante fort dorën e të jatit. Marku ia mori telefonin motrës:
- Jo mami nuk kemi asgjë. Po kthehemi në shtëpi nga
Oranxhe Parku.
- Çfarë deshët aq larg. Të kam porositur njëqind herë mos shko larg.
- E di moj mami, por ika e mora babin e po kthehemi në shtëpi.
- Çfarë? - foli me një frymë dhe i ra telefoni nga dora. Pas disa minutash arritën në shtëpi. Maria kishte hapur derën e garazhdit dhe po priste me ankth të shoqin, dashurinë e parë dhe të vetme të saj. I kishte bërë gadi rrobat e reja dhe ia kishte lënë në banjo që të lahej. Marku ndali makinën. Sa u hapën dyert dhe dolën jashtë ajo u shtang.
- Oh Zot, - foli me zë të lehtë kur pa Nardin, - sa qënka tretur.
Ai u afrua. E kapi lehtë për dore.
- Më fal! - folën të dy njëherësh.
- Jo Marie, ti më fal mua se unë ju braktisa juve për një kurvë.
- Unë e dija se diçka po të ndodhte e pashë dryshimin tënd por reagova shumë ashpër me ty, ndoshta kam ndikuar edhe unë në largimin tënd…
- Jo shpirt, i gjithë faji është i imi sepse nuk isha fëmi!
- Ok, ok! - hyri menjëherë në bisedë dhe Marku, - tani çdo gjë ka mbaruar dhe nuk kemi nevojë të gjejmë fajtorin. Rëndësi ka që të rihipim përsëri në të njëjtin tren jete dhe të vazhdojmë të bashkuar udhëtimin jetësor. Jeta vazhdon...
LEK GJOKA
Marre nga vellimi me tregime
"Përroi i Djallit"
Shtepia botuese ADA
Tirane 2013
COMMENTS