Search This Blog

  • ()
  • ()
Show more

Ekskluzive: Përgjimet ndaj Tolajt zbulojnë skemën mafioze (I)

Dr IlirTolaj, një nga “ushtarët” e shumtë të Hipokratit, i përfolur për përfshirje të shumta në tenderë brenda qeverisë dhe institucioneve t...

Dr IlirTolaj, një nga “ushtarët” e shumtë të Hipokratit, i përfolur për përfshirje të shumta në tenderë brenda qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit, frekuentues tashmë i njohur i gjykatave, për dyshime korrupsioni, argumentohet të ketë llogaritur edhe në mbështetje të natyrës tjetër, për të shpëtuar nga drejtësia.



Ai ka shpresuar të gjejë mbështetje për presion mbi dëshmitarë edhe nga një tjetër i dënuar dhe i përndejkur i drejtësisë në Kosovë, konkretisht nga “macho” i njohur kosovar, njëri prej ish-komandantëve të lufës, Sabit Geci.


Përmes sekserëve të tij, Tolaj, ish-Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësië në Republikën e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e Sabit Gecit për të ushtruar presion mbi dëshmitarë, në mënyrë që të mos i rëndohet situata në procesin gjyqësor, të njohur si skandali “Jona Med”.


Dosja dhe faksimilet, me rreth 800 faqe, të përgjimeve të bisedave telefonike, që i posedon portali LajmeShqip.com, flasin qartë për këtë histori bisedash, kontaktesh dhe planesh për të bërë presion mbi dëshmitarët.




Hetuesit policorë të Kosovës e përshkruajnë Imer Ajetin, nëpunësin e Qendrës Klinike Universitare në Kosovë, si ndërmjetësin e Ilir Tolajt, ish-Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.


Në bisedat e përgjuara telefonike, me urdhër gjykate, të cilat i ka siguruar portali LajmeShqip.com, sekseri i Tolajt i kishte kërkuar ndihmë  Sabit Geci për lirimin e shefit të tij.


Por, edhe vetë Geci aktualisht është i dënuar me 15 vjet burgim. Vitin e kaluar ai ishte shpallur fajtor për krime lufte kundër popullatës civile, të kryera në periudhën prill-qershor të vitit 1999, në Kukës dhe Cahan.


Por, Geci, ndonëse zyrtarisht i burgosur, i premtoi sekserit të Tolajt se do të punonte për lirimin e ish-Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.


Sabit Geci kryen vizitita mjekësore në QKU për shkak të një sëmundjeje nga e cila ai vuan.


Një bisedë e datës 3 qershor të vitit 2012, e realizuar midis Ilir Tolajt dhe sekserit të tij, nxjerrë në pah planin e tyre, i cili parasheh frikësimin e dëshmitarëve nga Sabit Geci, një ish-komandant i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.


Ajeti i përmendi Tolajt emrat e njerëzve të cilët kanë dëshmuar në procesin kundër tij dhe i tha se kishte në plan që t’ia dërgonte Sabit Gecit.


“Këtë të Jona Med-it , Sante Farmit, ata tre apo katër tek ti atje, Maliqi, Ismet Hyseni, Alban Pozhegu e Berat Marmullaku, ai Bajraktari, si dhe këtij flokëbardhit që edhe pse ka folë me të, prapë po na ban problem”, thotë Imer Ajeti.


Sipas tij, Sabit Geci kishte ndërmend t’i thërriste të gjithë personat e përmendur.


Një ditë më vonë, më 4 qershor, Ajeti e informon Tolajn për takimin me Gecin.


“Gjithashtu Imeri i tregon se është takur mbrëmë me atë në spital (dyshohet se e ka fjalën për Sabit Gecin) dhe se ai i ka premtuar se do të angazhohet për lirimin e tij”, thuhet në raportin për bisedat e përgjuara.


Ndërkohë, Imer Ajeti e kontaktoi Gecin sërish për të caktuar një takim tjetër me të.


Geci i thotë Imerit se jam duke pirë kafe me disa shokë mbi Gjinekologji (është fjala për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK), dhe mund që të vijë kur të dojë, “vec ma bën një zile para se me ardhë”, i thotë Geci.


Edhe kur bisedojnë mes tyre, më 14 qershor, Ajeti i thotë Tolajt se ka pasur edhe një takim me Gecin dhe se ai ka premtuar se do ta ndihmojë në lirimin e tij.


Takimet e tij dhe të familjarëve të Tolajt me Gecin i ka kuptuar prokurorja e rasti, Maria Bameh.


Më 19 qershor, Imeri i tregon Ilirit se ka qenë i ftuar tek prokurorja dhe ajo i ka bërë disa pyetje rreth Sabit Gecit.


“Më veten pse Selimi e ka vizitu Sabit Gecin? I thash s’e ka vizitu. Po pse Jasmina Tolaj ka hi në vizitë te Sabit Geci? I thash nuk është e vërtetë”, i tregon Tolajt sekseri i tij.


Portali, në ditët në vijim, do të publikojë pjesë të tjera të dosjes voluminoze të përgjimeve të bëra ndaj Ilir Tolajt dhe aktivitetit të sekserëve të tij, që me cdo kusht t’u shpëtojë kthetrave të drejtësisë

COMMENTS

Name

apple,2,Article,14,At home,13,Author,14,Beauty,1,Biography,2,blackberry,1,Business,6,Cars,5,Celebrity,13,conspiraci,15,Fashion,5,galaxy,1,Gallery,1,Games,11,google,1,Hair,1,Health amp; Fitness,2,Histori,11,Home,169,HOSTING,27,HTML,7,imac,1,Image,1,iphone,1,Itcyber,7,Kuran,31,Lajme,34,Life amp; Love,1,Makeup amp; Skincare,1,mobile,5,monitor,1,Movies,2,News,5,No category,5,Photography,6,PHP,30,Poezi,24,POEZI amp; TEKSTE,2,Post,14,PROGRAMMIM,46,Relationships,1,review,6,samsung,1,Seo,7,Softvare,4,Sport,5,Sports,7,Stars,5,Tag,7,Tags,7,Tech,30,Teknologji,37,THEMES,3,Tutorials,191,Video,47,Videos,4,Vip News,2,Webhosting,67,WordPress,7,World,13,
ltr
item
Cr337: Ekskluzive: Përgjimet ndaj Tolajt zbulojnë skemën mafioze (I)
Ekskluzive: Përgjimet ndaj Tolajt zbulojnë skemën mafioze (I)
http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2013/01/Dos-Ilirtolaj20131.jpg
Cr337
https://cr337.blogspot.com/2015/05/ekskluzive-pergjimet-ndaj-tolajt.html
https://cr337.blogspot.com/
http://cr337.blogspot.com/
http://cr337.blogspot.com/2015/05/ekskluzive-pergjimet-ndaj-tolajt.html
true
5516280490839897951
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy