Irak, përleshje në burg vdesin 40 persona, 10 prej të cilëve gardianë

Së paku 30 të burgosur dhe 10 roje kanë vdekur si pasojë e përleshjeve të ashpra në një burg në Iraku. Autoritetet zyrtare irakiane njoftojnë së mbi 50 të dënuar janë arratisur nga burgu Khalis, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Shtetit Islamik.

Policia është vënë në ndjekje për riarrestimin e të dënuarve. Ende nuk është i qartë se si nisi incidenti dhe se një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Nga të dhënat paraprake zyrtarët irakianë thonë se përleshja e përgjakshme është shkaktuar nga një rebelim i të burgosurve, por sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për një operacion të jashtëm të Shtetit Islamik.

Comments

Popular posts from this blog

15 Best Online Forum Platforms / Software (Free and Paid)

Tables to Valid XHTML/CSS

25+ Best Video Player WordPress Plugins