Komuniteti ndërkombëtar dënon dhunën në Kumanovë

 
"Grupi i armatosur në Kumanovë është një fenomen i izoluar” vlerësohej në një deklaratë të përbashkët.

BE-së, Ambasada Amerikane, misioni i OSBE-së dhe misioni i NATO-s kanë reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë. Në një deklaratë të përbashkët, ndërsa shprehej "keqardhja më të thellë për humbjen e jetëve" dënohet dhuna e dy ditëve të fundit. “Përfaqësuesit politikë zyrtarë këtu dhe në rajon dënuan dhunën. Kjo na përforcoi idenë tonë se grupi i armatosur në Kumanovë është një fenomen i izoluar” vlerësohej në deklaratë. “Ne besojmë se nuk duhet të lejojmë që kjo ngjarje të lëndojë marrëdhëniet në shoqëri. Ne gjithashtu shpresojmë se do të vijë moment kur liderët e vendit do të dialogojnë rreth çështjeve me të cilat po përballet vendi për reformat e nevojshme” nënvizohet në deklaratën e përbashkët e delegacionit të BE-së, Ambasadës Amerikane, misionit të OSBE-së dhe misionit të NATO-s në lidhje me dhunën në Kumanovë.

Comments

Popular posts from this blog

15 Best Online Forum Platforms / Software (Free and Paid)

Tables to Valid XHTML/CSS

25+ Best Video Player WordPress Plugins