Search This Blog

  • ()
  • ()
Show more

Rritet bilanci i viktimave në Kumanovë, mediat flasin për të paktën 10 të vdekur

Pak pas mesditës janë rikthyer të shtënat me armë zjarri në lagjen e banuar nga shqiptarët, në qytetin e Kumanovës në Maqedoni. Korresponden...




mac

Pak pas mesditës janë rikthyer të shtënat me armë zjarri në lagjen e banuar nga shqiptarët, në qytetin e Kumanovës në Maqedoni.

Korrespondenti i Top Channel raporton se lagjja mbahet ende e rrethuar prej forcave të shumta policore, ndërkohë që mediat maqedonase kanë publikuar identitetin e një personi të vrarë.

Deri tani nuk jepen hollësi për atë që po ndodh nga autoritetet, dhe as shifra zyrtare për të plagosur dhe të vrarë, ndërsa jozyrtarisht flitet për viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Zyrtarisht autoritetet maqedonase thonë se policia ndërhyri në Kumanovë pas informacioneve se “një grup i armatosur terrorist që kishte hyrë nga një vend në Kumanovë, po bëhej gati të kryente sulme terroriste”.

Por banorët e Kumanovës thonë se nuk kanë asnjë informacion se cilët mund të jenë personat e armatosur që përmendin zyrtarët maqedonas.

Zëdhënësi i Ministrisë Brendshme maqedonase, Ivo Kotevski tha se operacioni policor vazhdon dhe ka hasur në rezistencë të fortë. Mediat maqedonase dhe shqiptare flasin për të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur që nga Kumanova janë dërguar në spitalin e  Shkupit, duke konfirmuar raportet për ashpërsinë e përleshjeve.

Sipas mediave, janë vrarë të paktën 4 oficerë policie dhe disa civilë, mes të cilëve edhe një vajzë 8-vjeçare. Ndërkohë, spekulohet se mes viktimave është edhe Fadil Fejzullai nga Kumanova, ish-pjesëtar i UÇK-së, në shtëpinë e të cilit dyshohet se po qëndronte grupi i armatosur.

Megjithëse zyrtarisht nuk ka një numër viktimash, kjo është pranuar në deklaratat e SHBA apo BE për ngjarjen, deklarata që tregojnë se Qeveria e Maqedonisë po mban të fshehtë numrat dhe mbase dhe faktet të tjera për atë që po ndodh në Kumanovë.

Diplomatët ndërkombëtarë dënojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për të ruajtur qetësinë e për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Edhe partitë politike shqiptare kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë ftuar qytetarët që të mos bien pre e provokimeve.

COMMENTS

Name

apple,2,Article,14,At home,13,Author,14,Beauty,1,Biography,2,blackberry,1,Business,6,Cars,5,Celebrity,13,conspiraci,15,Fashion,5,galaxy,1,Gallery,1,Games,11,google,1,Hair,1,Health amp; Fitness,2,Histori,11,Home,169,HOSTING,27,HTML,7,imac,1,Image,1,iphone,1,Itcyber,7,Kuran,31,Lajme,34,Life amp; Love,1,Makeup amp; Skincare,1,mobile,5,monitor,1,Movies,2,News,5,No category,5,Photography,6,PHP,30,Poezi,24,POEZI amp; TEKSTE,2,Post,14,PROGRAMMIM,46,Relationships,1,review,6,samsung,1,Seo,7,Softvare,4,Sport,5,Sports,7,Stars,5,Tag,7,Tags,7,Tech,30,Teknologji,37,THEMES,3,Tutorials,191,Video,47,Videos,4,Vip News,2,Webhosting,67,WordPress,7,World,13,
ltr
item
Cr337: Rritet bilanci i viktimave në Kumanovë, mediat flasin për të paktën 10 të vdekur
Rritet bilanci i viktimave në Kumanovë, mediat flasin për të paktën 10 të vdekur
http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2015/05/mac1-300x225.jpg
Cr337
https://cr337.blogspot.com/2015/05/rritet-bilanci-i-viktimave-ne-kumanove.html
https://cr337.blogspot.com/
http://cr337.blogspot.com/
http://cr337.blogspot.com/2015/05/rritet-bilanci-i-viktimave-ne-kumanove.html
true
5516280490839897951
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy