Netëve në lirishte

Autori SKENDER BRAKA


Më grishte çapkënllëku yt prej vajze lozanjare. Ndaj frymëthërrmuar ngado të ndiqja çmëndurisht. Prej diegies përvëluar, për të patur gjithmonë pranë. Si pupël e çngjyrosur i vërtitesha ajërit vazhdimisht.

Kështu nisi meduza ime, o tirania e vogël përvlimtare. Një ditë viktimë i mbeta shikim tënd të heshur, djallëzor. Si rob iu dorzova thëthitjes së syve të tu prej nazemadhe. Më të bukurin tingull të quajta, midis tingujve qiellor.

Në lirishtën e qetë ku veç hëna n’a vështronte. Të dy fillikat, si ëngjëj të pashkës së trandafiltë. Përmes lutjesh të pëjetëshme të burimeve ujore. Nën zjarre ngrice, ne shkrinim e tresnim dashurit.

Ndodhi që mes flokëve të lëshuar krahve përmarrishëm. Gjer tek gjinjët e ndulkët të humbisja i përhumbur. Veç nesh në lirishtë s’ish kërkush atij çasti të magjishëm. Dhe kërcëllimës së lehtë të degëve gjethe shkundur.

Në mënyrën tënde të fshehtë, si notë e parrokëshme. Kur fytyrat në një të vetëme humbisnin në thëthitje. Ne të etur ndiheshim, grishur prej të njëjtës dashuri. Gjersa nata gjithçka tonën shndërronte në tmerrisje.




Comments

  1. I'm curious to discover what blog system you may have been utilizing?
    I'm experiencing some minor security issues with my latest
    website and I would like to find some thing safeguarded. Do you possess any suggestions?

    ReplyDelete
  2. I used wodpress platform . and I am hosted in altervista.org
    I suggest you buy a premium host and domain . blogger.com or switch after 100 % certainty . Evey thing with
    Can you contact me . I can feel about evey I offer some security problem

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

15 Best Online Forum Platforms / Software (Free and Paid)

Tables to Valid XHTML/CSS

25+ Best Video Player WordPress Plugins