Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër...
Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.
I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Kompenzoi me detyrim dhe me një sumë tepër të lartë parash shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij, dhe u përcaktua me élan, vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.
Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE", dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë. Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri Prishtinë.
Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve. Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Eshtë Oftalmolog-kirurg dhe zbulues e shërues i shumë sëmundjeve në lëmitë mjekësore, me një përvojë dhe suksese 28 vjeçare ( Kanale loti pa operacion, Kancer syri pa operacion, Kancer gjiri te femrat-pa operacion, Kancer lëkure dhe kancere tjera gjithashtu pa operacion, dhe shërues i sëmundjeve lëkurore, Epilepsisë dhe sëmundjeve nervore,... dhe prodhon kreme të sofistikuara medicinale për fytyrë të bukur, kundër rrudhave të pleqërisë dhe për shërim kanceri lëkure në kokë, fytyrë apo në trup- të cilat janë suksesshme dhe supershëruese. )
Vazhdimisht punëoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik. Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve (SHBA, ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës, zotit Uisner ,dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikan. Ka marrë përkrahje dhe ka korespondencë aktive me shumë personalitete shtetërore anëkënd botës demokratike për Pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe tani korespondon në mënyre aktive.
LIGJËRON NË TË GJITHA KONFERENCAT DHE SEMINARET POLITIKE QË MBAHEN NË KOSOVË DHE JASHT- PËR KONSOLIDIMIN, AVANCIMIN DEMOKRATIKO -JURIDIK TË GJITHA TË DREJTAVE LIGJORE DEMOKRATIKE DHE LIRIVE NJERËZORE, SI DHE PËR BASHKËPUNIM RAJONAL, EUROPIAN E BOTËROR- PËR PAQEN DHE SIGURINË E PËRGJITHSHME. BËN KOMENTE NË TË GJITHA GAZETAT DHE AGJENCITË E LAJMEVE NË INTERNET.
Ka themeluar OJQ e parë në Kosovë – OHAK (ORGANIZATËN HUMANITAR ANTIKANCER), për ndihme gjithë të semurëve nga të gjitha llojet e kancerit. Kredoja e Tij jetësore është liria njerzore dhe liria shpirtërore, mirëqenia dhe shëndeti i njerëzve,si dhe lumturia e të gjithë njerzëve në gjithë rruzullin e bukur toksorë! Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, kroate, gjermane, sllovene dhe anlgeze. Së shpejti i del nga shtypi Vepra I, libër me poezitë më të bukura shqipëtare, kushtuar: Burrështetasve të ndritur të Shqiptarisë,Heronjëve madhështor të Kombit Shqipëtar, të Dijturëvet dhe Shkrimtarëve të mëdhenje Atdhetarë dhe Pendave të arta të botës së bukur. Jetës së shenjtë dhe Lirisë së shtrenjtë- Himne, Bekim dhe Lavdi! Jeton, vepron dhe punon në Junik- Kosovë.
COMMENTS